Zidane uron Vitin e Ri me një foto me familjen e tij, por gjesti i djalit të tij do gëzojë çdo shqiptar




Fotot tradicionale familjare para pemës së zbukuruar për festat e fundvitit janë të shumta, por me sa duket ish-ylli i futbollit ka realizuar foton që do na pëlqejë më shumë.

Ish-futbollisti Zinedine Zidane, tashmë trajner i klubit elitë Real Madrid, ka pozuar me gjithë familjen e tij për “kartolinën” e urimit me të cilën ka uruar fansat për Vitin e Ri.

Por, ajo që bie në sy është simboli që ka bërë i biri i tij më i vogël, Elyaz Zidane, në një prej fotove, shqiponjën me dy duar.

Sigurisht që kjo me shumë gjasë është një rastësi dhe ndonjëri do thoshte me shaka “Edhe Zidane na doli nga Shqipëria”, ama ngelet një rastësi shumë e bukur për çdo shqiptar.




Be the first to comment

Leave a Reply