Zhbogar: Kujdes me zgjedhjet, kërkohet zero tolerancë




Ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar në seancën e sotme të Këshillit kombëtar për integrime tha se BE-ja përmes raporteve të ndryshme i ka treguar Maqedonisë gjithçka që duhet të bëjë në procesin e integrimit euroatlantik, tani varet nga ajo se sa është e aftë që t’i realizojë reformat,por para së gjithash, Zhbogar solli porosinë e BE-së për zgjedhjet të lira dhe demokratik më 15 tetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Madje para se të kalojmë tek reformat ne duhet të mbajmë zgjedhje të rregullta, jo më të këqija por më të mira sesa ato të dhjetorit të vitit të kaluar. Ato duhet të jenë të mira, duhet të jenë zgjedhje të besueshme, të lira nga çfarë do lloj abuzimi ose keqpërdorimi, që është parakusht për të ecur përpara. Qeveria dhe partitë politike kanë përgjegjësi të madhe. Është e rëndësishme të mos përsëriten praktikat e këqija të përdorimit dhe keqpërdorimit të zyrave, fondeve dhe resurseve shtetërore. Presim parimi i zero tolerancës të respektohet nga kryeministri”, deklaroi Samuel Zhbogar, Ambasador i Bashkimit Evropian.




Be the first to comment

Leave a Reply