Zhbllokohet pagesa e dëmshpërblimeve për bujqit në Maqedoni




Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi Planin aksional për veprim në lidhje me dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në vitin 2016, që filloi në pajtim me rregullat e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim.

Në këtë mënyrë, siç informojnë nga Ministria për bujqësi, pylltari dhe ujëra, zhbllokohet procesi i pagesës së dëmshpërblimeve për bujqit të cilët në vitin 2016 pësuan dëme nga akulli pranveror, breshëri dhe vërshimet.

“Në periudhën e ardhshme anëtarët e komisionit do t’i vizitojnë komunat të cilat vitin e kaluar paraqitën dëme nga fatkeqësitë natyrore dhe së bashku me komisionet komunale do t’i sigurojnë të dhënat e nevojshme për përfundimin e këtij procesi. Do të vizitohen 14 komuna në të cilat dëmtime të kulturave bujqësore kanë paraqitur rreth 5.500 raste”, thuhet në kumtesën e MBPEU.

Numri më i madh i dëmtimeve janë paraqitur nga komuna e Resnjës, mbi 2.300 raste.




Be the first to comment

Leave a Reply