Zgjedhjet lokale në Maqedoni do t’i vëzhgojnë 87 monitorues dhe 123 përkthyes




Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni, ka akredituar vëzhgues dhe përkthyes që do të jenë mbikqyrës gjatë procesit zgjedhor të 15 tetorit, sipas kryetarit të KSHZ-së gjithçka ka shkuar siç duhet gjatë akreditimit të vullnetarëve për mbikqyrjen e procesit zgjedhor.

Republika e Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fondacioni Ndërkombëtar për Zgjedhje, Organizata jo-qeveritare, shoqëri civile, OSBE, gazetarë të huaj si dhe shumë organizata dhe institucione nga vendi dhe të huaja do të mbikqyrin procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale, njoftojnë nga KSHZ, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MOST theksojnë se për këto zgjedhje kanë paraparë që të kenë 12 vëzhgues në disa vendvotime.

Qendra maqedonase për kulturë dhe lidhje gjatë zgjedhjeve lokale do të angazhojë 50 vëzhgues.

Ndërsa përveç organizatave të vendit, në këto zgjedhje janë akredituar edhe organizata dhe institucione ndërkombëtare, ku Zyra e NATO-s për lidhje në Shkup do të përfaqësohet me pesë vëzhgues dhe katër përkthyes.

Shtete e Bashkuara të Amerikës në këto zgjedhje kanë angazhuar 24 vëzhgues, nëpër disa vendvotime si dhe 90 përkthyes. Duke e krahasuar nga zgjedhjet e kaluara SHBA-të kanë rritur dukshëm interesimin për këto zgjedhje në Maqedoni.

Ndërkaq OSBE-ja këto zgjedhje do t’i mbikqyrë me 35 vëzhgues dhe 29 përkthyes.

Shqipëria mbikqyrjen e procesit zgjedhor do t’a bëjë nëpërmjet gjashtë vëzhguesve të saj.

Përveç organizatave dhe institucioneve shtetërore, në këto zgjedhje janë akredituar edhe dy gazetarë të Agjencisë së lajmeve ‘Kosova Press’.

Ndryshe, këto zgjedhje janë zgjedhjet e gjashta lokale pas pavarësimit të Maqedonisë. Listën e plotë të vëzhguesëve e gjeni në këtë vegëz.

 




Be the first to comment

Leave a Reply