Zgjedhjet lokale, BDI: BESA fsheh marrëveshjen me VMRO-në




Vazhdon heshtja e Lëvizjes BESA lidhur me marrëveshjen e fshehtë me VMRO-DPMNE lidhur me zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Përkundër dyshimeve të ngritura në opinion se BESA është marrë vesh për mbështetje të ndërsjellë me VMRO-në, krerët e kësaj Lëvizje nuk e panë të arsyeshme për ditë të tëra të tregojnë se cili është pazari i marrëveshjes për mbështetje reciproke dhe koalicionim të tyre në nivel lokal.

“Ne si Bashkim Demokratik për Integrim, por edhe votuesit shqiptarë, e kanë të qartë se, që në momentin kur BESA iku nga Parlamenti më 27 prill – natën e përgjakshme dhe nuk votoi kryetarin e parë shqiptar të Parlamentit, z.Talat Xhaferi, ajo ishte marrë vesh me VMRO-në dhe Gruevskin për pazare të mëtutjeshme, duke ulur kështu peshën e votës dhe vendimmarrjes shqiptare në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e BDI-së, për të shtuar se Bashkimi Demokratik për Integrim, si një subjekt serioz dhe transparent, do të vazhdojë të demaskoj politikat e Lëvizjes BESA në dëm të qytetarëve shqiptarë, ndërsa sigurojmë se do të pengojmë çdo tentativë të kësaj Lëvizje të përçajë votat shqiptare, ashtu siç ndodhi në zgjedhjet e fundit parlamentare.




Be the first to comment

Leave a Reply