Zendeli kërkon veting në shërbimet e sigurisë




Deputeti i Lëvizjes BESA Fadil Zendeli në seancën e sotme kuvendore, mes tjerash kërkuar veting për përfaqësuesit e shërbimeve të sigurisë, megjithatë ai ka ngritur dilemën se kush do ta realizoj vetingun.

“Mirë është të zhvillohet një proces i vetingut në shërbimet e sigurisë por parashtrohet pyetja kush do t’i caktojë kriteret dhe kush do ta realizojë atë. Edhe në të kaluarën kemi pasur procese të këtilla por zakonisht janë mbyllur me pazare politike. Në periudhën e ardhshme nuk duhet të lejohet që pazaret e ndryshme dhe ndikimet politike të ndikojnë në punën e këtij institucioni. E dyta, çfarë ndodhë me përfaqësimin e shqiptarëve në Komisionin për selektimin e të punësuarve sepse me siguri me nga një deputet do të përfaqësohen LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja”, tha Fadil Zendeli, BESA.