Zendeli: Ja puna e parë që do bëj Lëvizja BESA në komunat që do ti fitojë




Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa thotë për mediat në vend se partia e tij, gjegjësisht kryetarët e komunave që do të jenë fitues, së pari do të bëjnë incizimin e funksionimit të tyre e më pas sanimin e kësaj gjendje, kurse më pas të punojnë intensivisht për krijimin e kushteve për investitorët e huaj. Paralelisht më këto, Zendeli thotë se me buxhetin që do kenë fillimisht do të punojnë në përmirësimin e standardit jetësor, si dhe investime në segmente që prekin jetën e qytetarëve.

“Puna e parë që do të bëjnë kryetarët e komunave që do të jenë nga Lëvizja BESA do të jetë incizimi I gjendjes faktike, sidomos i borxheve që mund të kenë komunat ndaj bizneseve dhe ndërmarrjeve publike, si dhe do të evidentojnë keqpërdorimet e mundshme të kryetarëve të mëparshëm, ngaqë dihet se kemi një parti për shumë vite ka udhëhequr me komunat tona. Me sa di unë shpesh kryetarët aktual të komunave shqiptare nuk kane dhënë raport real të gjendjes financiare, gjegjësisht të borxheve komunale.

Hapi i dytë është puna intensive për krijimin e kushteve, si infrastruktura rrugore, kanalizime dhe ujësjellës, elektrifikimi, identifikimi i resurseve natyrore dhe krijimi i ekipeve që do të punojnë në thithjen e investimeve nga jashtë. Paralelisht më këto, njerëzit e BESËS do të punojnë me atë buxhet qe kanë, por me mundësinë që të rritet ai përmes urbanizimit të fshatrave shqiptare dhe vjeljes së taksave dhe tatimeve që të investojmë në përmirësimin e standardit jetësore, në ambient të pastër, ujë të pastër, shkolla të mira e të pastra, gjelbërime të qendrave të fshatrave, dhe në shumë segmente tjera të pushtetit lokal”, thekson Fadil Zendeli nga Lëvizja BESA.

Zgjedhjet lokale janë caktuar për më 15 tetor. Do të zgjidhen kryetarë të komunave dhe këshilltarë në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.




Be the first to comment

Leave a Reply