Zbardhen pamjet e aksionit të RENEA dhe FNSH për kapjen e “të fortëve” në Elbasan




Pasi sqaroi incidentin me “të fortin” që lëvizte me “Audi”, i cili u përplas me makinën e policisë, policia e Elbasanit ka publikuar videon e operacionit të mbrëmshëm ku u sekuestruan 3 makina superluksoze,

Në operacion duket se kanë ndërhyrë edhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Renea pasi situata doli nga kontrolli në Lagjen “Dyli Haxhire”, kur makina e efektivëve të policisë që po verifikonin dokumentacionin e një mjeti superluksoz me vlerë 100 mijë euro, u godit nga një “Audi”.

Kjo e fundit pasi rrezikoi jetën e punonjësve të policisë dhe goditi mjetin e Policisë me targa MB 002 AA, u fut në Tregun Ushqimor.

Autoritetet thonë se mjeti dyshohet të jetë i blinduar, ndërsa policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim drejtuesin e mjetiti tip “Audi” me targa AA 795 EP, shtetasi P.C që goditi mjetin e policisë me targa MB 002 AA dhe po punojnë intensivisht për kapjen e tij.




Be the first to comment

Leave a Reply