Zaevi i thotë BDI-së: “Не се чаталите многу” (Mos u lavdëroni shumë)!




Kryeministri Zoran Zaev tha se politikanët nuk disponojnë me votat e qytetarëve, duke u përgjigjur në pyetje gazetarese nëse Pendarovskit ja kanë sjellur fitoren votat e BDI-së, siç ka pasur deklarata nga përfaqësuesit e kësaj partie.

“Të mos lavdërohemi shumë (Zaev maqedonisht e ka përdorë termin paksa ofendues për BDI-në duke thënë ‘да не се чаталиме многу’), askush nuk i mban në xhep votat e qytetarëve, as politikanët, as partitë”, tha Zaev.