Zaev: Zgjidhja e çështjes së emrit është shumë larg




Maqedonia ka mbështetjen e mbarë botës pas daljes paqësore nga kriza politike, deklaroi në pres-konferencën e sotme, kryeministri Zoran Zaev, ku informoi për qëndrimin në Asamblenë e Përgjithshme të 72 me radhë të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Zaev thotë se ka dërguar mesazh për ndryshime të brendshme rrënjësore dhe për zhvillim të demokracisë në vend , por edhe se pret mbështetjen për reformat dhe progresin e përcaktimit strategjik të Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE.

Në lidhje me informacionet në mediat greke se shefi i tyre i diplomacisë, Nikos Koxias ka folur për shtresat e kontestit greko-maqeonas, gjegjësisht emrin, nënshtetësinë, identitetin dhe shkurtesat, Zaev thotë se gjatë takimit mes shefave të diplomacive të të dyja vendeve, nuk është folur për gjë tjetër, përveç se për ndërtimin e besimit në diplomaci. Sipas tij, zgjidhja e çështjes së emrit është shumë larg.

“Aspak nuk është folur për gjë tjetër, përveç se për ndërtimin e besimit, i cili përveç masave për besim, ja siç e shihni përmes të gjithë këtyre vizitave dhe takimeve, përfshin edhe besim mes dyja palëve të diplomacisë, që në një atmosferë miqësore, konstatuan se mund të jetë shumë i rëndësishëm kur të vijë koha për bisedime. Po, aspak nuk është ndërhyrë në bisedime për çështje jetike, që kanë të bëjnë me problemin të cilin e ka Greqia me shtetin tonë. Personalisht, unë nuk jam i përgatitur të flas për çështjen e identitetit të vendit tonë”, deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër i RM.

Në pyetjen e gazetarëve për kritikat se nuk ka pasur debat të gjerë rreth miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, kryeministri Zaev theksoi se pushteti është i hapur për kritika, por vetë prolongimi i miratimit të këtij ligj, është shans për hapjen e një debati edhe më të gjerë për këtë çështje.




Be the first to comment

Leave a Reply