Zaev: Po përmbyllet me sukses pjesa e parë e “Planit 3-6-9” (Video)




Po përmbyllet realizimi i fazës së parë të “Planit 3-6-9” të Qeverisë së Maqedonisë, pjesa më e madhe e masave të parashikuara për tre muajt e parë janë tashmë janë zbatuar dhe 27 të mbeturat janë në fazën e realizimit dhe do të përfundojnë deri në fund të shtatorit, kur edhe do të përgatitet një raport konkret për punën.

Kjo është konstatuar nga takimi i tretë mes ministrive dhe qeverisë që e udhëheq Zoran Zaevi, ku gjithashtu u tha se qeveria me përgjegjësi po realizon ndryshimet e nevojshme.

“Përkushtimi i qeverisë në procesin reformues sipas “Planit 3-6-9″ respektohet lartë nga BE, e cila duke u bazuar në aktivitetet tona për cilësi të jetës së qytetarëve, po jep vlerësime optimiste se Maqedonia është para një mundësie të madhe për sukses”, tha Zaevi.

Në fjalimin e tij para ministrave, ai tha se përceptimet e tilla nga Brukseli janë motivim për arritjen e qëllimeve strategjike të Maqedonisë.

Në takim, përshtypjet e deritanishme për punën dha edhe zv.kryeminstri për çështje evropiane, Bujar Osmani.

Gjithashtu në takim u konstatua që të merren parasysh të gjitha vërejtjet nga raporti i ekspertit evropian Reinhard Priebe




Be the first to comment

Leave a Reply