Zaev në darkën e Iftarit me Ramën, ja kush i ka ftuar!




Në fillimin e muajit të Ramazanit, Kryeminstri Rama ka qenë i ftuar në darkën e Iftarit në Sarajevë, më ftesën të homologut të Bosnje e Hercegovinës.

Lajmin e ka postuar kryeministri i Maqedonise se Veriut, Zoran Zaev, i cili ka postuar foton e shkrepur se bashku me Denis Zvizdic dhe Ramen.

“Me ftesë të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiç, mora pjesë në darkën e Iftarit në Sarajevë së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”- shkruan Zaev ne FB.

Me tej, thekson se “Ditët e agjërimit të Ramazanit janë një kujtesë se dashuria, respekti, solidariteti, mirësia dhe falja janë vlera që duhet t’i respektojmë dhe që na bashkojnë si popuj’.