Zaev: I rrealizuam qëllimet tona strategjike – BE dhe NATO




“Unë jam shumë i lumtur dhe duhet edhe qytetarët të jenë të lumtur nga kjo që i fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian. Nuk ishte ehtë 15 vjet si kandidat presim datë për negociata, përfundimisht u realizua dëshira jonë. Në të njëjtën javë dy qëllime tona strategjike i realizuam, madje edhe formalisht juridikisht. Popullit edhe në momente të vështira i ndodhi një gëzim. Këto dy qëllime strategjike do të thotë stabilitet, paqe e qëndrueshme, investime, paga të larta, vende të reja pune, standarde ekonomike, vlera evropiane, të cilat për ne do të thotë jetë më të mirë për të gjithë” porositi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, në edicionin e sotëm të lajmeve të Servisit Televiziv Kombëtar.

Ai theksoi se tani si shtet kemi mundësi që Evropën ta sjellim në shtëpi, këtu në Shkup, në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Shteti një kohë të gjatë po përgatitet, do t’i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet që të krijojmë ekipe të mira negociuese, që të mund të kapërcejmë më shumë kapituj, në periudhë më të shkurtër kohore”, shtoi Zaevi.

Ai është i bindur se, nëse qytetarët vendosin t’i japin mbështetje LSDM-së, për katër vjet do të hapen 80 për qind të kapitujve, ndërsa pjesë më e madhe do të mbyllet.