Zaev dhe Rama të ftuar në inaugurimin solemn të autostradës Prishtinë – Shkup




Albanian PM Edi Rama, (L) and Macedonian PM Zoran Zaev, (R) talk before the session of Summit 100,business leaders of South East Europe in Skopje, the former Yugoslav Republic of Macedonia on 17 October 2017.

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës Pal Lekaj në seancën e sotme qeveritare informoi për përfundimin e punëve të autostradës “Arben Xhaferi”, që e lidh kryeqytetin e Kovës me kufirin me Maqedoninë e Veriut, lajmëroj korrespondenti i MEDIAL-s nga Prishtina.

Lekaj konfirmoi se inaugurimi solemn i aksit të fundit nga pjesa e Kosovës të autostradës Prishtinë – Shkup do të mbahet më 29 maj.

Kryeministri Ramush Haradinaj pas seancës deklaroi se për ngjarjen janë të informuar institucionet kompetente në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, ndërsa kryeministrat e të dyja vendeve, Zoran Zaev dhe Edi Rama, janë të mirëseardhur nëse duan të marrin pjesë në ceremoni.