Xhinset mund t’i veshësh edhe në raste speciale si këto, pavarësisht se çfarë thotë mami




Ah, xhinset. Me shumë mundësi janë veshja që dominon çdo lloj gardërobe. Gjithmonë në modë, ato janë të rehatshme për t’u veshur jo vetëm gjatë ditës, por edhe kur ke nevojë të dukesh më elegante dhe jo vetë me bluza të bardha.

Megjithatë, ka disa raste në të cilat xhinset mund të të duken të papërshtatshme. Duke u rritur, mami gjithmonë mund të të ketë thënë se xhinset nuk janë edhe aq të përshtatshme për netët jashtë. Ndoshta nuk e ke kuptuar atëherë dhe thjesht ke bërë një koleksion veshjesh që nuk të kanë bërë të ndihesh rehat, por tani është koha të bësh diçka tjetër.

Për shkak të rehatisë që të japin, xhinset jo vetëm që janë të thjeshta për t’u veshur, por janë edhe mjaft komode për t’u kombinuar me çdo lloj veshjeje. Shiko më poshtë si i veshin dhe me çfarë i kombinojnë xhinset blogeret e modës dhe mos hezito të frymëzohesh nga ato herën tjetër që do të dalësh – e sigurt që do të ndihesh më elegante sesa me fustan.




Be the first to comment

Leave a Reply