Xhaferi: Maqedonia duhet të jetë pro anëtarësimit të Kosovës në UNESKO




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në emisionin “Intervista me Blerimin” në RTK, flet për situatën në vend, pas një krize dyvjeçare, për veprimin e drejtësisë ndaj autorëve të dhunës në Kuvend, aferës së përgjimeve dhe rastit të Kumanovës, për unitetin e faktorit politik shqiptar, përmirësimin e pozitës së shqiptarëve, moszbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit..

“Republika e Maqedonisë, kohë të gjatë po përcillet me krizë politike, e cila krizë pritej që të zgjidhej me zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit, mirëpo kjo situatë nuk u tejkalua plotësisht me zgjedhjet, në fakt me tendencën për të penguar transferin e pushtetit në shumicën e re parlamentare rezultoi që procesi i konstituimit të parlamentit të përmbyllet me dhunë, ku qytetarët me forcë hynë në parlament”, tha Xhaferi.

Xhaferi, siç transmeton Zhurnal.mk, tha se kjo është pika më e zezë qe ka mund t’i ndodhë përskaj gjithë problemeve brenda dhe në relacion me marrëdhëniet ndërkombëtare si me fqinjët në kontekstin e tendencës për anëtarësim të shpejtë në Unionin Evropian dhe në NATO.

Ai tha se Marrëveshja e Ohrit, asnjëherë nuk duhet të harrohet për faktin që është instrument, i cili tejkalon mundësinë e majorizimit të shumicës ndaj pakicës në kuptimin etnik. Esenca e Ohrit është instrument afatgjatë, i cili përcakton kornizat e marrëdhënieve politike të dy komuniteteve më të mëdha në veçanti duke përfshirë edhe komunitetet më të vogla duke mos i anashkaluar në kuptimin e përcaktimit të të drejtave dhe rolit të tyre në sistemin politikë.

Për çështjen e kontestit me Greqinë, Xhaferi tha se ende nuk ka udhëzime konkrete në kuptimin e tejkalimit të mosmarrëveshjes, por shpresat janë që kanë mendim konkret për çështjet .

Rreth skandalit diplomatik të Serbisë, që tërhoqi përkohësisht diplomatët e saj nga Shkupi, Xhaferi, tha se në praktikën ndërkombëtare në diplomaci nuk ka kësi lloj praktike që pa kurrfarë paralajmërimi të bëhet tërheqja e stafi diplomatik sepse ka obligim ndërkombëtare si mbas konventave ndërkombëtare që të sqarojë paraprakisht çdo veprim që e bën.

Ndërsa rreth votimit të Maqedonisë, për anëtarësimin e Kosovës, në UNESKO, Xhaferi beson që duhet të jetë vota e Maqedonisë, nuk ka alternativë tjetër për Kosovën në UNESKO, sepse Maqedonia e ka njohur shtetin e Republikës së Kosovës, dhe nuk ka arsye që të sillet ndryshe në kuptimin e marrëdhënieve ndërkombëtare përkundër asaj që Serbia po kanoset me veprime reciproke për çështjet rreth emrit.

Lidhur me raportet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, Xhaferi tha se raportet institucionale mes dy vendeve janë në nivelin e duhur dhe se si dy vende fqinje dhe këto raporte do të zhvillohen edhe më tutje.

Kryeparlametrai i Maqeodinësë tha se pengesat për tregti të lirë me Kosovën duhet të rregullohen me normat e duhura që duhet të rregullohen në kuptimin e marrëveshjeve bilaterale si dhe të qartësohen të gjitha mosmarrëveshjet .

Ai tha se Republika e Kosovës, është potencial i madh tregtar për Maqedoninë.

Zgjedhjet lokale duhet të verifikojnë edhe reflektimin e shumicës parlamentare në veçanti në kontekst të verifikimit të pozicionit të LSDM-së e cila kundrejt VMRO-së, do duhej të verifikon pushtetmbajtjen, dhe nëse e verifikon ajo do të stabilizon mjaftueshëm pushtetin qendrorë në kuptimin e funksionimit, nëse kjo nuk ndodhë do të shtohen problemet në kuptimin e funksionimit institucional. /portalb/




Be the first to comment

Leave a Reply