Vjen dhe reagimi i parë me zë i LSI-së për qeverinë “Rama II”




Për herë të parë nga dita kur kryeministri Rama bëri publike emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar mbërrin edhe reagimi zyrtar nga selia e LSI-së.

Ndërsa nënkryetari i LSI-së Luan Rama doli në një prononcim për median për të dënuar dhunën ndaj gazetës “Koha Jonë” u pyet nga gazetarët për një koment lidhur me qeverinë e re.

Ndonëse u tregua i rezervuar duke thënë se për këtë çështje do të nisin debatet në sesion parlamentar, Luan Rama tha: “Për mua nuk përbën asnjë surprizë. Është në thelb shprehja më adekuate e asaj çfarë është rilindja e rilindur në dimensionin e vet më abuziv, më kriminal të shfaqur edhe në sjelljen më të fundit ndaj gazetës “Koha Jonë”

Deri tani eksponentë të lartë të LSI-së kanë shprehur kundërshtitë për qeverinë “Rama 2” vetëm përmes postimeve online në rrjetet sociale. /TopAl News/




Be the first to comment

Leave a Reply