Vizioni i pretendentëve për kreun e komunës së Haraçinës




Në emisionin debativ Clic Plus , program i emituar në TV21, ishin të ftuar katër kandidatët për kryetar të komunës së Haraçinës , Milikie Halimi nga Partia e LSDM-së, Isen Ramadani nga Alenca për Shqiptarët, Ali Ismaili nga Lëvizja Besa dhe Jusuf Bislimi nga radhët e BDI-së.

Katër kandidatët në debatin e tyre televiziv  para banorëve  të kësaj komune shpalosën programin e tyre për katër vitet e ardhshme në këtë komunë.

Gjatë paraqitjes së tyre si kandidatë komune shprehën keqardhje për varfërinë e madhe të kësaj komune, duke thënë se çdo gjë shkon prapa   në saj të mjerimit dhe kushteve jo të volitshme për jetesë, siç janë uji, kanalizimi, insfrastruktura , shkollat e rrënuara, ambulanta e vjetër,  korrupsioni i deritashëm sepse ata që kanë udhëhequr këtë komunë kanë menduar vetëm për vete dhe jo për  popullin.

Milikie Halimi nga radhët e LSDM theksoi se në programin e saj dhe në vizion ka si qëlim të parë ndërtimin e ujësjellësit në vlerë prej 6  milion euro , buxhet të siguruar nga ana e Zoran Zaev, 4 milion euro për kanalizime , dhe 1 milion euro për infrastrukturë. Ajo gjithashtu përmendi edhe ndërtimin e poliklinikës , sanimin e shkollave dhe projekte të tjera.

Isen Ramadani nga Aleanca për Shqiptarët  si kandidat i ardhshëm për komunën e Haraçinës potencoi se ka si projekt ndërtimin e ujësjellësit por për një periudhë një vjeçare sepse don kohë dhe punë, më pas largimin e depinisë, kushtet elementare për arsim, furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e Haraçinës si më primarja në jetë.

Ali Ismaili nga radhët e Lëvizja Besa theksoi se si projekt i tyre do të jetë realizimi i ujësjellësit, renovimin e brendshëm të shkollave, sinimi i tyre dhe largimi i deponisë.

Jusuf Bislimi  nga radhët e BDI-së kishte si ide shum projekte , siç janë ujësjellësi, ndërtimi i godinës administrative, ndërtimi i një çerdheje, ndërtimi i shkollës fillore dhe asaj të mesme.

Gjatë këtij debati pati edhe replika të shumta mes kandidatëve për kryetarë të komunave, sidomos mes kandidates të LSDM ,Milikie Halimi dhe kandidatit të ASH, Ien Ramadani.  Halimi akuzoi kundërkandidatin për çështjen e ujëjsellësit si punonjës në komunën e Haraçinës , si dhe ndërtimin e kanalizimit prej 3080 metra , neglizhencën e tij  dhe papërgjegjshmërinë e tij brenda në komunë. Sipas Ramadanit para dy muajve nga Ministria për ekologji është hapur tender për projektin e kanalizimit në vlerë prej 600  mijë euro  dhe si koordinar i këtij projekti do të bëjë çmos për të arritur këtë projekt madhor.Ai nuk la pa përmendur Bankën Botërore, Ambasadën e Gjermanisë, atë të Norvegjisë duke treguar bashkëpunimin e komunës mes tyre.

Halimi nga radhët e LSDM-së theksoi se qytetarët janë të vetëdijësuar nga partitë shqiptare sepse manipulojnë me vota, ndërsa partia e Zaevit nuk bën manipulime, por janë të drejtpërdrejtë vetëm më projekte. Ramadani nga ASH theksoi se Haraçina nuk është e Zaevit , por është e shqiptarëve dhe se pa Ziajdin Selën, nuk do të formohej kurrë qeveria e kryeministrit Zoran Zaev.

Kandidati i  BDI-së, Jusuf Ibrahimi  dhe ai  Lëvizjes Besa, Ali Ismaili,   patën replika të shumta me kandidatin nga radhët e ASH, Isen Ramadani duke i sulmuar ky i fundit se  pa projekte, pa vizione dhe pa buxhet të planifikuar nuk arrihet sukses në asnjë sferë të komunës.

Gjatë debatit televiziv pati edhe pyetje nga ana e simpatizantëve të partive të ndryshme dhe vetë banorëve të Haraçinës, ku pati pyetje me sens provokativ si dhe reagim direkt nga ana e banorëve që i trajtuan si gënjeshtarë dhe se nuk do të bëjnë asgjë për të mirën e komunës dhe banorëve të saj.

Kandidatët në fund potencuan se kandidojnë për hir të partisë , për të mirën e popullit, për të ardhmen e ndritur dhe aspiratat e komunës së Haraçinës.




Be the first to comment

Leave a Reply