Visar Ademi: Atë që ia thash Zaevit për BDI-në, e mendojnë shumica e shqiptarëve




Analisti shqiptar Visar Ademi, i cili e shtangu kryeministrin Zoran Zaev në Tv Telma duke ia rikujtuar se çfarë profili kanë partnerët e tij të BDI-së, ka marrë përkrahje të madhe për këtë paraqitje.

 

Ademi ka falënderuar gjithë ata që e kanë përkrahur, duke theksuar se atë që ia ka thënë Zaevit e mendojnë shumica e shqiptarëve.

“Kam marë shumë mesazhe urimi qoftë publikisht (kryesisht FB), por edhe me telefonate dhe në inbox ne lidhje me debatin me Kryeministrin Zaev ne TV Telma dhe për këtë Ju falemenderohem pafundësisht sepse e kisha ndare mendjen mos paraqitem me neper debate televizive…por ajo qe dua të them është se ajo që prezantova është thjesht artikullimi i qendrimeve dhe mendimeve të shumicës së shqiptarëve qe kane per momentin. Asgjë më tepër nuk kam bërë por gjithsesi çmoj shumë vlerësimin e dhënë”.




Be the first to comment

Leave a Reply