Veseli: PDK është partia e lirisë, veprimit, forca e ndryshimit dhe fitores




PDK ka bërë hapjen e fushatës elektorale në Prizren, për zgjedhjet e 22 tetorit.

Pas kandidatit port kryetar të kësaj komune, Shaqir Totaj, para prizrenasve ka folur edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se aty kanë shkruar për të shpalosur platformën programore e politike për zgjedhjet lokale.

“Ky është një vend i cili për kombin tonë ka një vlerë të veçantë historike për të kaluarën dhe të ardhmen. Të mbledhur këtu në qytetin emblematik si përfaqësues të zgjedhur duam të përçojmë mesazhin e përbashkët se shteti ynë është i shenjtë, ashtu si liria jonë që askush më shumë s’i jep kuptim se angazhimi ynë për fuqizimin e vendit”, ka thënë Veseli.

“Do të punojmë fuqishëm pa u ndalur me besim tek zoti. Ne besojmë te shteti ynë e partnerët tanë perëndimor”.

“Ne jemi partia e lirisë, veprimit, forca e ndryshimit dhe forca e fitores për Kosovën”, ka deklaruar Veseli.

Sipas Veselit në jetë nuk ka asgjë më sublime sesa t’i ndihmosh tjetrit.

Ai këtë ua ka thënë kandidatëve për asamble komunale, duke theksuar se zgjedhja e tyre është besim i votuesit, që hap rrugën e privilegjit por edhe të përgjegjësisë.

“Si kryetar i PDK-së, dëshirojë të ju them se ju jeni gjenerata e re e PDK-së, jo nga mosha por nga koncepti politik që përfaqësoni”.

“PDK është partia më e hapur për marrjen e përgjegjësive. Nuk do t’i tolerojmë fenomenet e përgjegjësisë politike, askush nuk do të jetë me ne prej atyre që shkelin ligjin”.

Veseli ka pohuar se PDK ka forcën për ta bërë ndryshimin.

“Atë që e kemi premtuar e kemi bërë dhe më fuqishëm do të bëjmë në të ardhmen. Sot kam një thirrje për të gjithë: Jepni kuptim votës suaj duke votuar për forcën e ndryshimit dhe forcën e fitoreve, PDK-në”, ka thënë ndër të tjera Veseli.




Be the first to comment

Leave a Reply