Vendimi i KQZ’së: Në rinumërim edhe 23 vendvotime




Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të rinumëruar 23 vendvotime për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjatë ditës së sotme.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar sipas radhës nga anëtari i KQZ-së, Eshref Vishi.

PZAP, në vendimin të cilin ia ka dërguar KQZ-së ka kërkuar që të bëhet rinumërimi i të gjitha fletëvotimeve të subjekteve politike Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP) dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBEK).

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhërojë Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për të filluar sot me rinumërimin e vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it.

Sipas vendimit të PZAP-it, 12 vendvotime janë nga Komuna e Fushë Kosovës dhe 11 tjera nga Komuna e Suharekës. /GazetaExpress/




Be the first to comment

Leave a Reply