Vëllai i Kryeministrit turk shpërndan ndihma për fëmijët jetim




Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor dhe festës së Kurban Bajramit, organizata e Gjysmë Hënës së Kuqe Turke në bashkëpunim me fonadacionin “Alsar” janë solidarizuar me fëmijët jetimë. Ata shpërndanë ndihma në veshmbathje për rreth 3200 fëmijë. Kryetari i Fondacionit turk, njëherësh edhe vëllai i kryeministrit të Turqisë, Ilhami Yildirim tha se nisma të tilla i shërbejnë forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ka vendosur të jetë në shërbim të njerëzve në nevojë, jo përmes politikës, sikundër vëllai i tij kryeministri i Turqisë Binali Yildirim po përmes nismave humanitare. Ilhami Yldirim, kryetari i organizatës së “Gjysmë Hënës së Kuqe” turke, ishtë këtë të martë në Shqipëri për të shprehur solidaritetin ndaj fëmijëve jetimë. Në bashkëpunim me fonadacioni Alsar, për këtë kategori janë shpërndarë ndihma në veshmbathje. Yildirim të tilla nisma i sheh si mundësi edhe për forcëcimin e marrdhënieve mes dy vendeve.

Ilhami Yldirim: Kontigjenti i këtyre ndihmave është 3241 pako. Muajin e ramazanit për familjet në nevojë në të gjithë Shqipërinë kemi shpërndarë rreth 1400 pako ushqimore dhe këtë vit do ofrojmë 12 mijë pako për këto familje. Sigurisht këto organizime i bëjmë në të gjithë shtetet e Ballkanit. Ne jemi dy kombe vëllezër dhe lidhjet tona janë të forta. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me vendin tuaj.

Ndërkohë Kryetari i fonadacionit “Alsar”, Mehdi Gurra tha se ndihmë do të ketë edhe për rreth 14 mijë familje në nevojë, në kuadër të festës së Kurban Bajramit.

Mehdi Gurra: Momentalisht ndihma që po shpërndahen është veshmbathje me rastin e hapjes së vitit shkollor por sigurisht që 1, 2, 3 shtator do të jenë ndihmë që do të jepet mish kurbani. Cdo familje do marrë 5 kg mish kurbani.

Pranë fondacionit “Alsar”, janë regjistruar rreth 3200 fëmijë jetimë, ndihma për të cilët do të shpërndahet në ditët në vijim në të gjitha rrethet.

/oranews.tv/




Be the first to comment

Leave a Reply