“Veder”: Evropën e pret një maj i ftohtë dhe verë më e nxehtë




Vera në Evropë do të jetë më e nxehtë se më parë, por gjatë qershorit dhe korrikut do të ketë reshje më intensive të shiut, kumtoi kompania meteorologjike “Veder”.

“Edhe pse ekzistojnë dallime të konsiderueshme në modelin e papërpunuar për verën, disa versione tregojnë nxehtësi të konsiderueshme, veçanërisht në Evropën lindore dhe qendrore”, theksohet në kumtesën e kompanisë. Prej atje thonë se gjatë muajit maj në Evropën jugore dhe lindore, moti do të jetë më i ftohtë.

Britania e Madhe dhe Skandinavia pret mot më të ngrohtë dhe të thatë, ndërsa Gjermania do të ketë mot jashtëzakonisht të thatë gjatë muajit vijues.