Vazhdon rënia e të infektuarve në Itali, por mbetet i lartë numri i viktimave




Medical workers in Naples, Italy during covid-19 virus pandemic on March 14, 2020 (Photo by Paolo Manzo/NurPhoto via Getty Images)

Për të katërtën ditë radhazi vërehet një rënie e lakores së të infektuarve në Itali, por mbetet ende i lartë numri i viktimave.

Kështu, sot në total ka pasur 3 491 raste të reja, ndërsa dje ishin 3 612, ndërsa numri i viktimave sot ka qenë 683, kurse dje ishin 743, numri total i vdekjeve ka mbërritur në 7503 persona, një numër shumë i lartë krahasuar me të gjithë vendet e tjera të botës të prekur nga pandemia.

Gjatë ditës së sotme ka pasur edhe një rritje të konsiderueshme të të shëruarave me 1 036 raste, në total janë 9 362 të shëruar.