Valon Bela ia nxjerrë rrenat Zekës. Ja si ka punuar për Izet Mexhitin (DOKUMENT)




Valon Bela vazhdon me goditjet e forta ndaj Zekirja Ibrahimit. Sot ai ka publikuar disa letra ku Zeka i ka dërguar Izet Mexhitit fjalimet për shumë evenimente të rëndësishme.

SIpas Beles këtu shihet gënjeshtari pasi ditë më parë në disa debate ka thënë se kurrë nuk ka punuar për Izet Mexhitin.

“Zeqirja Ibrahimi, Zeka i Abisë.
Deri dje argat i BDI-së.

Kërkove fakte që ke thurr fjalime për I. Mexhitin, urdhëroni.
Mos harro Zekë, se Zoti nuk i do munafikët që flasin diçka dhe veprojnë diçka tjetër !

Në foto:
Fjalimi mbi Çlirimin e Shkupit.
Vizita e Jozefina Topallit.
Mbi Hasan Prishtinën.
Për Dhori Kule.

P.s. nuk është me rëndësi a jep ti dorëheqjen a jo, me rëndësi është që banorëve të Çairit mos t’iu prijë një person hipokrit dhe gënjeshtar !” ka shkruar Bela./Tetovasot/

 





Be the first to comment

Leave a Reply