Ushqimet që duhet t’i konsumoni nëse ju ka zënë gripi




Nëna Natyrë i ka bërë gjërat shumë më të thjeshta.

Një virus shkatërrohet vetëm me një antivirus. Por në rastet e nevojës së një kure të menjëhershme kundër virozave, atëherë kërkoni në kuzhinë.

Lëng perimesh Lëngjet me perime dhe fruta janë fantastike nëse ju ka zënë gripi. Kështu do të mund të merrni antioksidues që forcojnë sistemin imunitar, mbrojtësin e trupit kundër baktereve. Supë pule Disa të dhëna shkencore tregojnë se supa e pulës ndihmon në shërimin nga ftohja dhe gripi. Supa e ngrohtë e pulës mund të përmirësojë mënyrën se si pjesë të vogla në kanalin e hundës mbrojnë trupin nga bakteret dhe viruset.

Hudhra Hudhra është një zgjedhje e mirë për t’u dhënë shije dhe aromë ushqimeve si supa. Kjo erz forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në rastet kur keni bllokim të hundëve.

Xhenxhefili Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të stomakut dhe të përzierat. Disa studime sugjerojnë se xhenxhefili mund të luftojë edhe inflamacionin. Mund ta shtoni atë në ushqime të tjera, siç është ose si pluhur. Një tjetër opsion: konsumoni një çaj të ngrohtë me xhenxhefil. Çaj i ngrohtë Pini çaj jeshil, kamomili ose mali për të marrë disa antioksidues.

Shtoni një lugë gjelle mjaltë dhe shtrydhni pak limon për të lehtësuar dhimbjet e fytit. Banane Banania është gjithashtu një frut i lehtë që mund të konsumohet nëse jeni në lëvizje dhe keni të përziera, të vjella dhe diare




Be the first to comment

Leave a Reply