Tri mënyrat për ta rikthyer ‘zjarrin’ në lidhjen tuaj




Është e lehtë të ngecni në një rutinë në lidhjen tuaj. Çfarë dikur konsiderohej “vikendi larg qytetit”, seksi spontan dhe netët e gjata duke konsumuar alkool, tani duket se janë rikthyer në rutinë.

Ju ende mund të jeni duke e dashuruar njëri-tjetrin si më parë, ndoshta edhe më shumë, por ju duket se shkëndijat dhe emocionet e lidhjes janë duke u shuar herë pas here, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ka disa mënyra përmes së cilave mund t’ia riktheni ‘zjarrin’ lidhjes suaj.

ASNJËHERË MOS U NDALNI DUKE DALË NË TAKIME

Për shumicën nga ne, takimet janë vetëm në fillim të lidhjes. Por, ekspertët e lidhjeve sugjerojnë që të paktën një mbrëmje të javës ta ruani për të bërë diçka së bashku.

Nuk është e thënie të bëni diçka të shtrenjtë – mjafton edhe një ecje në pyll apo një shëtitje jashtë qytetit.

JEPNI HAPËSIRË NJËRI-TJETRIT

Dhurata më e mirë që mund t’ia jepni dikujt, është shansi për ‘ti munguar. Vetëm duke shpenzuar kohë larg njëri-tjetrit ju e dini sa shumë e dashuroni njëri-tjetrin.

PROVONI GJËRA TË REJA NËN ÇARÇAFË

Shumicës së meshkujve u pëlqen ta marrin rolin në seks, megjithatë nuk kanë vetëbesim të madh sa për t’i shprehur dëshirat e tyre të fshehta. E njëjta ndodh edhe me femrat.

Prandaj, ekspertët sugjerojnë që të flisni me njëri-tjetrin për fantazitë që i keni dhe të provoni gjëra të reja në shtrat.




Be the first to comment

Leave a Reply