Tërmetet në Ohër, dëmi arrin rreth 1 milion euro




Dëmi total nga tërmeti i cili me fuqi prej 5,1 ballësh, sipas shkallës së Rihterit, goditi rajonin e Ohrit më 3 korrik është 58 milionë denarë, që është më pak se 1 milion euro. Në Komisionin komunal për vlerësimin e dëmeve janë paraqitur gjithsej 854 kërkesa, prej të cilave 802 janë për dëme individuale të objekteve, ndërkaq 52 kanë të bëjnë me objekte afariste, njofton Alsat M.

Ndryshe sot, Këshilli i Komunës së Ohrit e miratoi elaboratin për vlerësimin e dëmeve i cili tani duhet të dorëzohet në Qeveri, pas çka pason zbatimi i dëmshpërblimit.

Komisioni së bashku me përfaqësues të Institutit të Inxhinierisë së Tërmeteve do të bëjnë edhe një kontroll në të gjitha objektet më të rrezikuara.




Be the first to comment

Leave a Reply