‘Tërbimi i Marias’: Uragani i rrezikshëm ‘mbërthen’ Karaibet, Dominiku i ‘gjunjëzuar’ (VIDEO) (VIDEO)




Uragani “Maria”, një stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme,  zbarkoi fuqishëm në ishullin e vogël të Dominikut, mbrëmjen e së hënës , duke u shndërruar në një stuhi të kategorisë së pestë.

Mediat amerikane bëjnë të ditur se “Maria” ka goditur Dominikun me erëra maksimale prej 155 kilometrash në orë.

Meterologët bëjnë të ditur se ajo pritet të bëhet edhe më e fortë, ndërkohë që përparon drejt Karaibeve.

Mediat dominikane raportojnë për rrëshqitje dherash, shira të forta dhe “përmbytje të rrezikshme për jetën .

Në një seri postimesh në Facebook, kryeministri i Dominikës, Roosevelt Skerrit, ka kapur nëpërmjet celularit të tij tërbimin e stuhisë.

“Erërat janë të pamëshirshme, ne po mbijetojmë nën mëshirën e fatit”, shkroi Skerrit në një seri postimesh, që u bënë gjithnjë e më të trishtuara.

Ishujve Leeëard, duke përfshirë Porto Rikon, SHBA dhe Ishujt Virgjër Britanikë” janë gjithashtu në rrezik.

Guvernatori i Porto Rikos ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme para se vendi të goditet nga uragani

Uragani “Maria” vjen menjëherë pasi SHBA-ja dhe ishujt rreth saj u goditën nga dy uraganët shkatërrues “Irma” dhe “Harvey”




Be the first to comment

Leave a Reply