Sugareski: Mbi 20 milionë euro për rrjete e ujësjellësit dhe kanalizimit




Njëzet milionë euro do të investohen në ndërtimin e rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimit në mbi 20 komuna, paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.

Theks me ciklin të ri investues është vënë në komunat rurale ku ka vetëm 18 për qind mbulim me rrjet të ujësjellësit dhe kanalizimit. Për katër vjet, potencoi Sugareski, shtritja duhet të rritet në 40 për qind në drejtim të zhvillimit të barabartë rajonal dhe balancë mes qendrave urbane dhe mjediseve rurale.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve e realizon projektin në bashkëpunim me Bankën Invtestuese Evropiane, bankën KFV dhe Sekretariatin për Çështje Ekonomike nga Zvicra.

“Një pjesë e parave janë siguruar përmes huas funksionale dhe të volitshme, ndërsa të tjerat janë mjetet të pakthyeshme përmes grantit me ndihmë të partnerëve ndërkombëtarë”, tha Sugareski në pres konferencë.

Në bashkëpunim me BIE do të realizohen 18-të projekte në vlerë prej 7,4 milionë eurove, 1,5 milionë euro janë ndarë për Gostivarin dhe Kumanovën, për Konjaren e Madhe do të investohen 268.000 euro, ndërsa në Korishtë, Livadhi dhe Lozhan në dispozicion janë 456.000 euro, për në fshatin Orizarë të Velesit 354.000 euro, në Likovë një milionë euro, Kriva Pallankë 235.000 euro. Janë siguruar 420.000 euro për fshatin Ropotovë të komunës së Dolnenit, ndërsa para janë paraparë edhe projekte edhe në Negotinë, Manastir, Resnjë, Studeniçan, Nagoreçan të Vjetër dhe Zhelinë.

Projekt për sistem më të mirë ujësjellësi do të zbatohet edhe në komunën e Gostivarit me katër milionë euro, grant nga Sekretariati për Çështje Ekonomike nga Zvicra.

Siç paralajmëroi ministri Sugareski, projektet e reja për rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit duhet të fillojnë me realizim për dy deri në tre muaj, ndërsa ndërkohë të zbatohen procedurat përkatëse për furnizime publike dje zgjedhjen e kryerësve të aktiviteteve.

Sugareski apeloi deri te komunat të cilat ende nuk i kanë shfrytëzuar mjetet që i kanë në dispozicion përmes huas nga BIE, të aplikojnë me projektet e tyre deri te Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, që të munden edhe më tej me ato projekte të tërheqin mjete nga banka.




Be the first to comment

Leave a Reply