Sugareski: Do të ketë zgjatje afati dhe mjete shtesë për projektin e autostradës Kërçovë – Ohër




Në rrjedhë të negociatave me kompaninë kineze “Sinohidro” për vazhdimin e fatit për ndërtim të autostradës Kërçovë-Ohër me ankes marrëveshje, që janë filluar para disa ditësh, do të konfirmohen edhe mjetet shtesë për ndërtim në bazë të llogarisë së saktë nga mbikëqyrja e punëve dhe institucioneve tjera relevante, informoi sot ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski.

Ai theksoi se me aneks të marrëveshjes duhet të konstatohet afat i ri duke marrë parasysh se nuk do të respektohet afati me marrëveshjen e tanishme – muaji janar i vitit 2018.

Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, në gjatësi prej 57 kilometra, filloi në maj të vitit 2014 dhe sipas marrëveshjes aktuale vlera e projektit arrin 374 milionë euro.

Me aneks marrëveshjen, që u nënshkrua dje në Qeveri, u zgjat edhe afati për ndërtimin e autostradës Milladinovci-Shtip deri më 30 shtator të vitit të ardhshëm. Me komapninë “Sinohidro” është arritur edhe marrëveshje që deri më 15 shkurt të vitit të ardhshëm të mos ketë pagesë të ndërsjellë me Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore.




Be the first to comment

Leave a Reply