Suedia dhe Finlanda mbështesin Maqedoninë për integrim në BE




Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, theksoi se në vitin 2018, në ditën kur Maqedonia, Finlanda dhe Suedia, do të shënojnë 25-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, do të jetë viti kur Maqedonia do të ketë rekomandime për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Dimitrov në konferencën e përbashkët me shefat e diplomacisë së Suedisë dhe Finlandës, Margot Vallstrom dhe Timo Soini, të cilët janë për vizitë në Maqedoni, tha se në vitin 2018 ekzistojnë mundësi reale për zhbllokimin e procesit integrues të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dimitrov në takim me kolegët e tij potencoi vendosmërinë e Maqedonisë që përsëri të kthehet në rrugën evropiane dhe këtë herë për mos ta humbur.

Mbështethe për integrimin e Maqedonisë në BE, dhanë edhe dy ministrat e punëve të jashtme të Suedisë dhe Finlandës.




Be the first to comment

Leave a Reply