Stjuardesa humbet punën për shkak të Rita Orës




Një stjuardesë në Virgina ka humbur punën e saj pas një postimi që ka bërë në rrjetin e saj social Facebook për Rita Orën.

Charlotte Whittingham e ka përshkruar këngëtaren si një “pikturë vaji mahnitëse” si edhe e quajti si “të përsosur” dhe “të mrekullueshme”.

Ky postim ka ardhur pasi stjuardesa i shërbeu yllit të popit gjatë një fluturimi nga Londra në Los Angeles. Por dy javë më shumë Charlotte deklaron se mori një njoftim disiplinor për shkeljen e ligjeve të mbrojtjes së të dhënave dhe diskutimin mbi pasagjerët VIP.

Asaj iu kërkua që të jeptë dorëheqjen pas 12 muajve punë në Virgin Atlantic.




Be the first to comment

Leave a Reply