Spasovski: Policia do të jetë në shërbim të qytetarëve




Sot, Ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski realizoi takim pune me ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoni, Thomas Gerberich.

Siç informojnë nga MPB, Spasovski ka thënë se shpreson që bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet dy shteteve do të vazhdojë, ndërsa Republika e Maqedonisë do të bëjë progres në procesin e eurointegrimeve.

Ministri Spasovski e theksoi vendosmërinë për zbatimin e reformave në policinë e Maqedonisë që ajo të departizohet dhe dekriminalizohet, gjegjësisht të jetë shërbim i vërtetë i qytetarëve dhe e njoftoi ambasadorin Gerberich për masat e ndërmara gjatë 100 ditëve të para të mandatit, kumtojnë nga MPB.

Ambasadori Gerberich e ka uruar ministrin Spasovski për punët e realizuara në këtë periudhë kohore relativisht të shkurtër dhe i ka dëshiruar sukses në punën e mëtejme.

Ai poashtu ka ritheksuar se Gjermania është shtet mik dhe partner i cili edhe në të ardhmen do t’i ofrojë përkrahje Republikës së Maqedonisë, por ai ofroi edhe ndihmë konkrete edhe për Ministrinë e punëve të brendshme me projekte të ndryshme.




Be the first to comment

Leave a Reply