Spasovski: Nëse përkeqësohet situata, rikthejmë kufizimet




Kryeministri Oliver Spasovski pas mbledhjes së qeverisë në një konferencë për shtyp, deklaroi se nëse në të ardhmen përsëri përkeqësohet situata me virusin dhe rritet numri i të infektuarve, do të rikthehen masat kufizuese. Që kufizimet më rigoroze të mos përsëriten, ai u bëri apel qytetarëve të respektojnë masat më të buta, si mbajtja e maskave, distancës dhe larja e duarve.