Spasovski: Kallëzime kundërvajtëse për tetë persona për rrahje në Shuto Orizarë




Policia parashtroi kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë kundër tetë personave të cilët kanë marrë pjesë në rrahjet më datën 2 të këtij muaji në rr. “Gvadallahara” në lagjen e Shuto Orizarës, kumtoi sot në konferencë për shtyp ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ministri kumtoi se kundër të denoncuarve SH.D., F.F., J.S., H.A., H.M., H.I., E.B. dhe A.M., SPB Shkup ka përgatitur procesverbal për kundërvajtje të konstatuar sipas nenit 11 nga ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, ndërsa tërë materiali është dorëzuar deri te Prokuroria Themelore Publike – Shkup.

“MPB-ja është e vendosur në qëllimin, ndërsa për këtë kemi kapacitet të mjaftueshëm për t’i zbuluar dhe në pajtim me Ligjin t’i procesojë të gjitha ngjarjet e tilla të cilat kërcënohen të hedhin njollë ndaj procesit të ardhshëm zgjedhor”, theksoi Spasovski.

Ministri theksoi se pavarësisht se kush nga cila parti vjen, simpatizues i kujt është, për MPB-në parimore do të jetë respektimi i ligjeve që do të vlejnë për të gjithë njësoj.

Spasovski apeloi deri te të gjitha partitë politike, si dhe deri te qytetarët që t’i respektojnë standardet demokratike normative për zgjedhje të qeta, korrekte dhe demokratike.




Be the first to comment

Leave a Reply