Sot sërish Kuvend, por debati për programin e qeverisë nesër




Debati për programin e qevrisë do të zhvillohet ditën e nesërme. Pas përfundimit të mbledhjes së kryetarit të Kuvendit me grupet parlamentar është rënë dakord që kjo seancë të nisë nesër në orën 9 të mëngjesit.

 

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi deri në orën 16:00 duhet të depozitohen pyetjet, dhe me pas në orën 18:00 do të rimblidhet seanca të dëgjuar përgjigjet e pyetjeve.

Gramoz Ruçi: U dakordësua që të vazhdojmë sipas këtij kalendari: Deri në prën 16:00 të ditës së sotme deputetët të depozitojnë pyetjet që kanë për programin e qeverisë. Në orën 18:00 hapet seanca plebare e cila do të dëgjojë përgjigjet e pyetjeve të bëra nga deputetë të vecantë. Me kaq do të mbyllet  seanca e ditës së sotme

Nesër në 9 të mëngjesit hapet debati do të bazhdojë deri në 10:45 do të bëhet një ushim 45 minuta me kërkesë të PD, pasi ka një event politik dhe do të fillojë në 11:30. Grupet parlamentare sot në seancën e orës 18: 00 të depozitojnë edhe listën e diskutantëve për ditën e nesërme.




Be the first to comment

Leave a Reply