Sot sërish Kuvend për programin e qeverisë, PD s’ka pyetje, LSI 19




Debati për programin e qeverisë do të zhvillohet ditën e nesërme. Pas përfundimit të mbledhjes së kryetarit të Kuvendit me grupet parlamentar është rënë dakord që kjo seancë të nisë nesër në orën 9 të mëngjesit.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi deri në orën 16:00 duhet të depozitohen pyetjet, dhe me pas në orën 18:00 do të rimblidhet seanca të dëgjuar përgjigjet e pyetjeve.

Gramoz Ruçi: U dakordësua që të vazhdojmë sipas këtij kalendari: Deri në prën 16:00 të ditës së sotme deputetët të depozitojnë pyetjet që kanë për programin e qeverisë. Në orën 18:00 hapet seanca plebare e cila do të dëgjojë përgjigjet e pyetjeve të bëra nga deputetë të vecantë. Me kaq do të mbyllet  seanca e ditës së sotmeNesër në 9 të mëngjesit hapet debati do të bazhdojë deri në 10:45 do të bëhet një ushim 45 minuta me kërkesë të PD, pasi ka një event politik dhe do të fillojë në 11:30. Grupet parlamentare sot në seancën e orës 18: 00 të depozitojnë edhe listën e diskutantëve për ditën e nesërme.

Por pak minuta para orarit të lënë nga kreu i Kuvendit, Partia Demokratike bëri me dije se nuk do paraqesë asnjë pyetje me shkrim në seancën e orës 18:00.

Qëndrimin e shpjegoi përmes një deklarate në emër të grupit parlamentar.

“Partia Demokratike nuk do t’i japë asnjë shans kësaj maxhorance të keqpërdorë  kohën  në favor të publiciteteve varfëruese për shqiptarët.Për rrjedhojë vendimi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, është të mos drejtojë pyetje që i japin mundësi propagandës qeveritare. Pyetjet dhe çështjet që shqetësojnë qytetarët do të ngrihen gjatë seancës së debatit ku secili deputet do të ketë mundësinë të mbrojë gjatë fjalës së tij qëndrimet dhe argumentet në favor të qytetarëve”. 

Ndërkohë grupi parlamentar i LSI-së ka depozituar 19 pyetje pranë Sekretarisë së Kuvendit, pyetjet për programin e qeverisë.

Pyetjet drejtuar Kryeministrit për Programin Politik tëKëshillit të Ministrave dhe përbërjen e tij
Grupimi Politik Lëvizja Socialiste për Integrim, paraqet pyetjet si më poshtë:
1.Cilat janë prioritet e qeverisë për investimet publike?
2.Sa % PBB do dedikohet për arsimin, shendetësinë dhe bujqësinë? Sepsenga programi nuk ka asnjë qartësi si do prioritarizohen me financime këtosektorë?
3.Si do të shpërndahet buxheti arsmit sipas sektorëve që e përbëjnë atë, cilanga ministritë është përgjegjësja për arsimin profesional?
4.Premtimi juaj është që për 4 vitet e ardhshme do të mbulojmë plotësisht75 % të nevojave për ujë në të gjithë territorin ? Çfarë do të thotë kjo?
5.Po çfarë mund të ketë më të rëndësishme sesa uji për qytetarët shqiptarë?6.Për familjet në nevojë cila është paketa sociale? Apo sërish do kemi paketën e lëmoshës?
7.Do kemi me shëndetësi falas apo qeveria është bërë pishman?8.Ndërsa investimet për kanalizime dhe largimin e ujërave të ndoturaurbane premtoni deri në fund të mandatit vetëm në nivelin 48%…cilaështë harta e investimeve?
9.Do kemi prapë në Sarandë, në Ksamil etj çarje të kanalizimeve në kulmine sezonit turistik? Çfarë mund të ketë më prioritare sesa shërbimi me ujëdhe investime në kanalizime?
10.Po bujqësia si mund të konsiderohet sërish prioritet kur thoni që në 4vitet e ardhshme do të buxhetojmë 25 miliardë lekë?
11.Rreth 200 milion euro në 4 vite, janë gati më pak seç buxhetohet sot 50milion euro në vit? E dini këtë?
12.Sa projektohet të jetë minimumi jetik në 4 vitet e qeverisjes prej sot derinë mbyllje të mandatit? 13.Sa e ka impaktin në buxhet qeveria ekperimentale? Sa largime nga puna?Kosto?
 14.Cilat do të jenë masat që do të merren nga qeveria për eleminimin eanalfabetizmit funksional dhe braktisjes së shkollës?
 15.Në kuadrin e integrimit europian, barazia gjinore dhe strategjia e luftëskundra dhunës janë çështje të kapitullit 23 te drejtësia, cila nga ministritëdo të jetë ajo që do të ketë përgjegjësi për çështjet e barazisë gjinore, pasinë programin e paraqitur, asgjë nuk ishte e qartë?
 16.Çfarë mekanizmi do përdorni për thithjen e 100 miliardë lekë investime?
17. Në program flisni për investime publike në energjitkë, rreth 50 miliardë. Ndërkohë premtoni korridorin Adriatik– Jonian i cili kërkon rreth 80miliardë. A e keni bërë aritmetikën e këtyre investimeve?
18. Në program nuk përmendni trajtimin e mbetjeve. Nuk keni asnjë politikë për këto?
19. Në program nuk keni asnjë incentivë për punësimin?

 




Be the first to comment

Leave a Reply