Si AAK-ja po e shkatërron PDK-në




Marrëveshja me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po ndikon negativisht në degët e Partisë Demokartike të Kosovës. Por edhe rezultati jo i bindshëm në zgjedhjet e përgjithshme po ia largon votuesit kësaj të fundit, shkruan albeu.com

Të paktën kjo duket në degën e PDK-së të Obiliqit e cila sipas burimeve po shuhet për hatër të marrëveshjes në nivel qëndror ndërmjet Veselit dhe Haradinajt. Një anëtar i këshillit drejtues të kësaj dege tha për albeu.com se kryetari i PDK-së Kadri Veseli po e mbyll këtë degë për shkak të pazareve të pista me kryetarin e komunës të Obiliqit Xhafer Gashi i cili është nga radhët e AAK-së.

Sipas tij edhe nominimi për kandidat i Nysret kelmendit nga PDK-ja e tregon qartë krizën në këtë degë pasi ky i fundit ka bashkëpunuar me kryetarin aktual Xhafer Gashin edhe pse nuk kishte mbështetjen e asambleistëve të PDK-së gjatë këtij mandati.

Ndërkaq ka bërë të ditur më tej për albeu.com se shumë figura janë larguar nga dega e PDK-së në Obiliq.

Asambleisti i PDK-së Islam Mjeku dhe anëtari i këshillit drejtues Gazmend Mirena janë konfirmuar tashmë në listat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet lokale, ndërsa asambleistja tjetër Qëndresa Krasniqi e cila para pak kohësh doli në AAK do të jetë në listat e kësaj të fundit për zgjedhjet lokale. Gjithashtu edhe anëtari i kryesisë Aziz Bici është larguar nga PDK-ja për tu bashkuar më Lëvizjen Vetëvendosje, duke qenë edhe kandidat për kryetar komune i saj.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni i 12 subjekteve politike, të cilave u prijnë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Nisma për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, tashmë ka siguruar numrin e nevojshëm të deputetëve, të cilët do ta votojnë krijimin e qeverisë së re të drejtuar nga ai.

E megjithatë ende nuk ka një datë konkrete se kur do të thirret seanca plenare e kuvendit. Nga ana tjetër partitë e tjera janë shprehur kundër koalicionit paszgjedhor ku ndodhet edhe Partia Demokratike e Kosovës./albeu.com/




Be the first to comment

Leave a Reply