Shumica e bebeve lindin në shtator, arsyeja të surprizon




Dy janari është edhe zyrtarisht dita ku shumica e çifteve tentojnë të mbesin shtatzënë, pra dita kur miliona çifte të reja bëjnë seks me shpresën se pas nëntë muajve do të bëhen me fëmijë!

Sipas një studimi, çiftet priren që me 2 janar të bëjnë seks mesatarisht në orën 22:36, duke e bërë këtë ditë si më të popullarizuarën të vitit ku çiftet ngjizen, transmeton Telegrafi.

Statistikat zyrtare tregojnë se dita më e zakonshme kur lindin fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar është 26 shtator, që i bie 38 javë pas 2 janarit.

Ekspertët e shtatzënisë thonë se kombinimi i dëshirës për të lindur një bebe në shtator, i cili do të jetë fëmija më i madh në klasë; dëshira për të shpenzuar kohë së bashku me partnerin/ën para kthimit në punë; si dhe dëshira për t’i shëruar dhimbjet e kokës nga alkooli i Vitit të Ri përmes seksit, nënkupton se 60 për qind e çifteve bëjnë seks me 2 janar me shpresën se do të mbesin shtatzënë.

Megjithatë, ekspertët tregojnë se të mbeturit shtatzënë nuk është gjë aq e lehtë sa mendojnë njerëzit, dhe shumicës së çifteve shpeshherë u duhen javë e muaj për ta arritur këtë.




Be the first to comment

Leave a Reply