Shuhet shpresa e Lëvizjes Besa për bashkëpunim me LSDM, Zaev mbështet hapur kandidatët e BDI-së




Zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 15 tetor të këtij viti po nxjerin në pah një situatë interesante ku partnerët e koalicionit në nivel qendrorë pritet të bashkëpunojnë edhe në nivel lokal, transmeton Zhurnal.mk

Se në nivel lokal LSDM dhe BDI do të bashkëpunojnë e vërteton edhe kryeministri Zoran Zaev i cili në një nga intervistat e tij të fundit ka deklaruar se në këto zgjedhje lokale do të mbështesë disa kandidat të BDI-së dhe e kundërta, BDI do të mbështesë disa kandidat të LSDM-së.

Pas këtyre deklaratave të kryeministrit Zaev në Telma, lë të kuptohet se LSDM-ja definitivisht ka hequr dorë nga bashkëpunimi në zgjedhjet lokale me Lëvizjen Besa, duke zgjedhur kështu si partner bashkëpunimi Bashkimin Demokratik për Integrim.

Me mosnxjerjen e kandidatit të tyre në komunën e Çairit, LSDM haptas mbështet kandidatin e BDI-së Visar Ganiun ndërkohë që rasti tjetër që vërteton se do mbështes Ganiun, e tha edhe vet kryeministri Zaev në intervistën e tij të fundit duke thënë se kandidat më të mirë nuk kishte mundur të gjejë se Visar Ganiu dhe se degët e LSDM në këtë komunë i kishin dhënë pëlqim atij.




Be the first to comment

Leave a Reply