Shtypeni aspirinën, fërkojeni për flokë: Magji e cila do t’ju ngazëllejë!




Aspirina i bën flokët të butë, të shkëlqyeshëm dhe të bujshme, ndërkaq shumica e femrave kanë përvojë pozitive me eliminimin e qindpërqindtë të zbokthit duke e përdorur aspirinën.

Duhet të dini edhe që aspirina nuk ushqen rrënjën e flokut, por ndikon në pamjen e jashtme të flokut, andaj efekti është i dukshëm që nga përdorimi i parë, transmeton Telegrafi.

Mund ta shtoni në maskën e flokëve, në atë mënyrë që do të grimconi 4-5 tableta (t’i bëni pluhur) dhe t’i përzieni me maskën të cilën tashmë e keni.

Ekziston edhe mënyra më e thjeshtë, të cilën me kënaqësi jua rekomandojmë: Merrni tri tableta aspirine dhe hidhini në një shishe me ujë të nxehtë. Tundeni mirë deri sa të shkrihet e gjithë përbërja.

aspirin

Ky lloj ilaçi këshillohet të përdoret vetëm pasi të jetë ftohur përzierja në fjalë dhe sa herë që të lani flokët tundeni shishen në të cilën keni kryer përzierjen.

Kjo mënyrë e larjes së flokëve praktikohet një herë në javë, por nëse flokët tuaj janë të thata, të holla, të dëmtuara dhe rrezikojnë që të pëlcasin, gjeni ndonjë mënyrë tjetër të kurimit natyror, sepse thartira acetilsalicine nga aspirina mund të përkeqësojë gjërat.

Larja me aspirinë më e mirë është për flokët e yndyrshme.

A e keni ditur që këtë tretman e përdor aktorja Jennifer Aniston, së cilës gjithnjë e më shumë po ia kanë lakmi flokëve të saj të bujshme dhe të shëndetshme. /Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply