‘Shpërthen’ Victoria Beckham: Nuk mund të pushoj së qari




Stilistja e njohur, Victoria Beckham ka zbuluar se ajo po kalon një periudhë mjaft të vështirë për jetën, ndërkohë që fëmijët rriten cdo ditë e më shumë.

Në një intervistë për Pixiwoo, ajo rrëfeu se nuk mund të ndalë lotët që kur djali i saj, Brooklyn u zhvendos në një vend tjetër për të vazhduar studimet.

“Vazhdoj të qaj, Brooklyn u shpërngul në New York, është 18 vjec dhe unë uk mund të pushoj së qari. Më mungon shumë.”

Ndërkohë, pjesën tjetër të kohës po ia kushton botës së modës dhe stilimeve të ndryshme. Pas punës, e gjithë dita e saj i dedikohet fëmijëve dhe bashkëshortit David, të cilët janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe i përjetojnë shumë ndarjet e tilla.




Be the first to comment

Leave a Reply