Shkup, anulohet protesta kundër orës policore




Protesta e paralajmëruar në rrjtet sociale për ditën e diel kundër orës polocore është anuluar .

Emilija Bogarinova, një nga organizatoret ,në fejsbuk ka tërhequr paralajmërimin për protestën, për shkak të siç tha të disa arsyeve dhe mosinteresimit të mjaftueshëm nga qytetarët, rekomandimet e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, por edhe për shkak se një protestë e ngjashme është paralajmëruar për 16.05 një ditë pas kësaj, si dhe evitimit të grubmbullimit të njerëzve .

Protesta ishte e caktuar nën moton ‘Të gjithë ne që mendojmë se kjo duhet të përfundojë, të gjithë ne që jemi të vetëdijshëm ”ndërsa duheshte të mbahet të dielën më 17 maj, prej orës 12 deri në orën 14 para godinës së Qeverisë.

Një protestë tjetër,kundër orës policore , antenave 5g që ishte e paralajmëruar në fejsbuk për nesër ( e shtunë)në orën 13:00 para qeverisë, është anuluar. Organizatori Dragan Ugrinovski tha se e njejta është anuluar për siç tha ndalesës së protestës me zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në shtet.