Shilegov: I ndërlidhim komunat, ofrojmë koncept më ndryshe për zhvillimin e Shkupit dhe Gazi Babës




Koncept të ri për zhvillim të qytetit dhe komunat e saj, i cili do të bazohet në projekte serioze dhe të realizueshme infrastrukturore, mjedis i pastër jetësor dhe përmirësim i cilësisë së jetesës së qytetarëve, ofroi sot kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, i cili së bashku me kandidatin për kryetar komune të Gazi Babës Borçe Georgievski, realizuan takim me banorët e lagjes Hasanbeg.

Shilegov theksoi se edhe tani, por edhe pas zgjedhjeve lokale, ai si kryetar i ardhshëm komune, por edhe Georgievski vazhdimisht do të jenë këtu për qytetarët, që t’i dëgjojnë problemet e tyre, por edhe idetë e tyre, në interes të përmirësimit të jetës së tyre të përditshme.

Shilegov paralajmëroi se Shkupi dhe Gazi Baba do të bëhen komuna transparente, paratë sërish do të kthehen tek qytetarë, ndërsa do të realizohen edhe një sërë projektesh serioze infrastrukturore.




Be the first to comment

Leave a Reply