Sherret më të bujshme të vitit 2017 mes VIP-ave shqiptarë




Në showbiz-in shqiptar këtë vit nuk është përfolur vetëm për dasma apo shtatzëni. Ka pasur edhe disa “sherre” të bujshme mes personazheve të njohur shqiptarë. Fatmirësisht zënkat kanë ndodhur vetëm në rrjetet sociale me kunja të ndërsjelltë. Gjithsesi, për disa ditë këto debate kanë mbushur portalet me lajme nga më të ndryshme. Ne kemi bërë një rezyme, të sherreve më të bujshme të vitit që po lëmë pas. Ne shpresojmë që në vitin që do të vijë, të mos ketë shumë sherre mes personazheve të njohur shqiptarë.

Roza Lati dhe Aurela Hoxha
Debati në rrjetet sociale mes Aurela Hoxhës dhe Roza Latit zgjati për disa ditë. Një koment i Roza Lati për pushimet e Aurela Hoxhës, që kësaj të fundit ia mundëson i dashuri udhëtimet, e revoltoi fashion blogeren. Për ditë me radhë, dy vajzat hodhën kunja për njëra-tjetrën.
be800cd80958551b604980bebf2eacc6

Kelvi Kadilli dhe Ermal Mamaqi
Një pyetje e Kelvi Kadillit, që ia bën çdo të ftuari, ka futur në “sherr”, Ermal Mamaqin dhe Kelvi Kadilli. Pyetja “ekskluzive” e Kelvit është përdorur edhe nga Ermal Mamaqi, dhe Kelvi e ka quajtur kopjac Ermalin. Nga ana tjetër komediani kur është pyetur për Kelvin, ka thënë se as nuk e njeh këtë të fundit. Kjo ka bërë që dy moderatorët të nisnin një debat në rrjetet sociale.
3f55cce9bfbc8112a12077f0b83d626f
Fjolla Morina dhe Adelina Ismaili
Sherri mes dy vajzave nisi pas deklaratës së Adelinës, e cila u shpreh në një intervistë pa përmendur emra se showbiz-i aktual shqiptar është i zhytur në prostitucion dhe pastrim parash. Fjolla Morina ka reaguar ashpër pas kësaj deklarate, duke thënë se Adelina ka qenë e para që e ka shndërruar skenën e estradës në këtë gjendje.
1ca2deda14c0050d5796bced387a9d9d
Dasara Karaiskaj dhe Egla Harxhi
Sherri mes gazetares Dasara Karaiskaj dhe modeles Egla Harxhi, ka ardhur pasi Dasara është shprehur se Egla sjell një “shthurje” në shoqërinë shqiptare. Elga iu kundërpërgjigj duke thënë se do e çonte çështjen në gjykatë pasi gazetarja e ka sulmuar. Debati mes vajzave është ndezur sërish kur Egla ishte e ftuar në “Zonë e Lirë”, dhe e pyetur për Dasarën, modelja është shprehur se nuk ja vlen të flasë për të. Nga ana tjetër Dasara, ka shkruar në rrjetet sociale “Sa intelektuhale është kjo vajzë”.
3603502074b96ee53ca19f5231b62988
Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi
Bashkëthemeluesit e “Libra”, Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi patën një krisje të marrëdhënies së tyre politike. Pas publikimit të email-eve, ku Blushi i shkruante Hafizit, hileqare, dhe i uronte asaj me ironi pleqëri të mbarë, marrëdhënia e tyre politike u shkëput.
d1b603ca09fa23f9d3dc5341840c2fb1
Enca dhe Noizy
I fundit por jo më pak i rëndësishmi është “sherri” mes Encës dhe Noizy-t. Deklarata e Encës e cila u shpreh disa kohë më parë, se suksesin e ka arritur vetëm, ka nxehur gjakrat mes saj dhe Noizy-t. Reperi e ka përjashtuar Encën nga grupi “OTR”, dhe marrëdhënia mes tyre nuk është më si më parë. Ata nuk janë pajtuar as sot që po shkruajmë këtë artikull.
b55937e8ecd400669779762f5a0e0896




Be the first to comment

Leave a Reply