Sela: Nuk kam asnjë vërejtje ndaj Taravarit




Në intervistën e tij të fundit për Tv21 kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve lokale 2017, është shprehur se nuk do heq dorë nga Sruga pasiqë si kryetar ka pasur shumë vështirësi, sepse sipas tij ka trashëguar një kaoc financiarë, borxhe e nevoja të qytetarëve ndërkohë që është përballur edhe me stërkëmbëzat e VMRO-së.

“Unë përsëri nuk do e lë Strugën…Kam pasur koxha vështirësi si kryetar i Strugës, pasi përveç që është dasht të përballem me nevojat e qytetarëve, kam trashëguar një kaos financiar, në borxhe, shkollat, është dasht të përballem me stërkëmbëzat jo vetëm të VMRO-së, por edhe BDI-së e PDSH-së dhe vlerësoj se tani do të duhet dhe do ketë një situatë më të relaksuar”, është shprehur kështu Sela gjatë intervistës së tij të fundit sonte.

Lidhur me kandidaturën e Taravarit për kreun e komunës së Gostivarit, Sela ka thënë se ai nuk ka pasur ndikim aspak në vendimin e tij por që ka kërkuar anëtarësia e gjerë dhe se sipas tij Gostivari meriton një kryetar komune si Taravari.

Nuk kam asnjë vërejtje ndaj Taravarit. Nuk kam ndikuar që z.Taravari ta merr këtë vendim, është i gatshëm ta vendos vetveten aty ku e kërkon anëtarësia e gjerë. Gostivari meriton një kryetar komune si Taravari…”, është shprehur mes tjerave kreu i ASH, Ziadin Sela.

E pas këtyre vendimeve të ‘mëdha’, Sela thotë se nuk e ka ndërmend të fshihet prapa titujve që kanë dhe se janë të gatshëm të përballen me sfidat para elektoratit.

“Ne jemi të gatshëm si udhëheqës kryesor të mos fshihemi prapa titujve që kemi, ministër, deputetë, jemi të gatshëm për sfidat dhe të përgjigjemi para elektoratit tonë”, thekson mes tjerave Ziadin Sela.




Be the first to comment

Leave a Reply