Seancë gjyqësore kundër kryetarit të Kavadarit, akuzohet për blerje votash për OBRM-PDUKM-në




Në Gjykatën Themelore në Kavadar sot është mbajtur seancë në lidhje me procedurën gjyqësore kundër kryetarit të Komunës së Kavadarit, Aleksandar Panov, i akuzuar për mitmarrje gjatë zgjedhjeve.

 

Sali Memedov i cili në seancë u paraqit si dëshmitarë, në deklaratë për media tha se ka marrë mijëra denarë nga kryetari i komunës për të votuar për OBRM-PDUKM-në.

“Unë nuk jam as me këtë parti, as me atë parti. Kur i mora paratë, nënshkruajta në një letër të thjeshtë. Më tha që ta ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të votoj për OBRM-PDUKM-në”, tha Memedov.

Panov mohoi se ka kryer veprën për të cilën ngarkohet dhe tha se nuk janë të sakta pohimet e dëshmitarit se i ka dhënë mijëra denarë që ta votojë OBRM-PDUKM-në.

Gjykimi i këtij procesi gjyqësor pritet të sillet më 18 gusht./Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply