Ruzhdi Lata: Dibrën do ta bëjmë lagje të Tiranës (VIDEO)




Rezultati i zgjedhjeve parlamentare nuk na brengos por na mëson. Këtë radhë na mëson se nostalgjia mbi komunizmin ende është gjallë në qytetin e Dibrës. Kështu shprehet Ruzhdi Lata, kandidati i BDI-së për komunën e Dibrës dhe kryetar aktual i kësaj komune.

“Nuk na brengos aspak, përkundrazi na mëson ngase nga pësimi duhet të mësohet dhe ne prej kësaj mësuam se nostalgjia e komunizmit ende është gjallë dhe ajo duhet të shërohet”, u shpreh Ruzhdi Lata.

Lata gjithashtu thotë se mandatin e kaluar ka realizuar një numër të madh të projekteve dhe se nuk do ta ketë të vështirë, kur ta kërkojë sërish mandatin e qytetarëve.

“Kur premtohet realiteti e jo glorifikimi atëherë edhe fitohet mandati. “ Nuk ka kënaqësi më të madhe kur njerëzit të besojnë. Nuk ka ndodhur asnjëherë që unë të bëj telefonatë në SHBA dhe nga atje të mos reflektojnë dibranët për atë që ne kemi nevojë”, tha Lata.

 Puna për Dibrën s’ka të ndalur, thotë Lata

“Katër vite që kaluan, në Dibër sollëm urtësinë, kulturën e mirëfilltë, civilizimin Dibran dhe na kaluan katër vite pa incidente, zënka e probleme madhore. Këto katër vite, dibranët përjetuan jetën e lirë të tyre. Theksi kryesor i Dibrës është që definitivisht Dibra të mbetet lagje e Tiranës dhe ardhmërinë e Dibrës e shofim vetëm atje. Me demagogji dhe fjalë boshe nga Mavroës e këndej jemi ngopur dhe jemi fryrë. Tash e vetmja zgjidhje për ardhmërinë e Dibrës na mbetet, Rruga e Arbërit dhe investimet Shqiptare”, tha mes tjerash gjatë intervistës kryetari aktual dhe kandidai i BDI-së për Dibrën. /Medial.mk




Be the first to comment

Leave a Reply