Rritet numri i qytetarëve që kontrollojnë Listën zgjedhore




Kontroll në Listën zgjedhore nga data 21 deri më 28 të këtij muaji, nëpërmjet faqes së internetit të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) është kryer 177.998 herë, ndërsa në Njësitë rajonale dhe zyrat e Komisionit në mbarë vendin kontroll kanë kryer 7.408 persona.

Prej fillimit të kontrollit të Listës zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2017, deri më tani KSHZ ka marrë vendim për fshirje nga lista vetëm për një person, pesë persona kanë kërkuar ndryshim të të dhënave dhe një qytetar ka kërkuar ndryshim të adresës së banimit.

Sipas anëtarit të KSHZ, Atanas Urumov, është në rritje numri i qytetarëve që kontrollojnë Listën zgjedhore.

Në seancën e sotme KSHZ bëri kontrollimin dhe solli vendime për njëzet kërkesa për shkarkim të anëtarëve të KZK dhe kreu zgjidhje të anëtarëve të rinj për vendet e zbrazëta dhe theksuan se KZK duhet të dorëzojë deri te KSHZ dëshmi me të cilat mbështet kërkesën e vet për shkarkim të anëtarëve të Komisioneve./Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply